25-04-2024

Zgjedhet drejtori i ri i ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka përzgjedhur drejtorin e ri që do ta drejtojë këtë institucion.

Burime të Indeksonline mësojnë se Ilir Murtezaj është zgjedhur drejtor i ri i ATK-së.

Kujtojmë që fillim të muajit janar kanë nisur intervistimet për pozitën e drejtorit të ATK-së, ku britanikët nga gjithsej 17 kandidatë që kanë plotësuar kriteret të jenë pjesë e listës së ngushtë, pas intervistave që zgjatën tërë javën e kaluar, i kanë vlerësuar si të përshtatshëm 5 kandidatë.

Ku prej këtyre pesë kandidatëve, Murtezaj është bërë drejtor i ATK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.