24-11-2024

Punëtorët e lënduar të autostradës, jashtë rrezikut pas aksidentit

Policia e Kosovës sot ka dhënë disa detaje rreth aksidentit të djeshëm, në autostradën” Ibrahim Rugova”, në kilometrin e pestë të Malishevës, me ç’rast janë goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Vozitësi është shoqëruar në stacionin policor, pasi me veturë nga pakujdesia ka goditur punëtorët.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.