25-04-2024

Qëlluan me armë policët në kufirin Shqipëri-Kosovë, zbardhen emrat e trafikantëve të emigrantëve

Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç,  Mohamed Radaëin 20 vjeç dhe Rabii Lqadi 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane, janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi me destinacion vendet e BE-së. Të gjashtë janë arrestuar nga policia në një operacion të koduar “Strukturimi” kur tentuan të kalonin nga Shqipëria drejt Kosovës.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej tyre kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, duke koordinuar veprimet me Policinë Kufitare të Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.

/Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.