20-04-2024

Zhduket një grua në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është zhdukur në Prizren.

Sipas Policisë rasti është raportuar të enjten nga një burrë dhe është duke u hetuar.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.