24-10-2024

Qentë endacakë i shkaktojnë mbi 15 plagë një personi – rasti ndodhi në oborrin e QKUK-së

Një qytetar ka qenë i pambrojtur nga një sulm i qenve endacakë në Prishtinë.

68-vjeçari S.M., teksa ishte duke shkuar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u sulmua nga një tufë e madhe qensh, raporton Indeksonline.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, sapo viktima zbriti nga makina dhe po orientohej drejt klinikës së ORL-së.

Familjarët e viktimës pohojnë se i njëjti ka pësuar mbi 15 plagë në trup, disa prej të cilave janë gërvishtje dhe disa të tjera plagë më të thella.

Për të njëjtat ka marrë tretman në QKUK.

Ky nuk është rasti i parë që një qytetar sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë, madje as rasti i parë që sulmi ndodhë pikërisht në oborrin e QKUK-së. Çështja e qenve endacakë akoma nuk ka gjetur një zgjidhje afatgjate në kryeqytet./IO

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.