Prizreni është qyteti më i vizituar në Kosovë gjatë muajve të verës, kurse pjesa më e frekuentuar në këtë qytet është Shatërvani.
Pavarësisht bukurisë së kryeqytetit historik të shqiptarëve, këto nuk janë argumente, që mund t’i ndalojnë qentë endacak të mos grumbullohen pikërisht në Shatërvan, zonën më të frekuentuar nga turistët vendorë e ndërkombëtarë.
Një fotografi e dërguar te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, tregon një situatë aspak të këndshme në Shatërvan, ku bashkë më njerëzit që bëjnë shëtitje tradicionale, bëjnë “sfilatë” edhe qentë endacakë./Telegrafi/