05-08-2020

Qeveria LDK-AAK-Nisma bëhet në “javën e parë të majit”

Njohësi i zhvillimeve politike, Ramush Tahiri thotë se në javën e parë të muajit maj Kosova do ta ketë Qeverinë e re e cila, sipas tij, do të votohet në Kuvendin e Kosovës me 66 vota.

Tahiri vlerëson se s’ka kuptim të vazhdohet me një qeveri të shkarkuar, e cila nuk ka legjitimitet parlamentar dhe ka funksione të kufizuara.

  • Shtoi se mandati duhet t’i kalojë LDK-së sepse është partia e dytë fituese dhe e ka mundësinë që së bashku me AAK-në, Nismën, AKR-në, Listën Serbe dhe minoritetet të krijojë qeverinë e konsoliduar që do t’i kishte 66 vota ditën që votohet në kuvend.

    “Në javën e parë të muajit maj do të kemi qeveri të re të votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë qeveri të shkarkuar dhe e cila nuk ka legjitimitet parlamentar dhe ka funksione të kufizuara, e cila nuk mund të rrijë deri në zgjedhjet e ardhshme sepse zgjedhjet i përcakton parlamenti dhe shumica e partive politike janë deklaruar se nuk dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje por dëshirojnë qeveri të re. Me këtë rast nëse mbetet jashtë qeverisë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, koalicioni mund të bëhet ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së, Lista Serbe dhe Minoriteteve, ku gjithsej janë 66 vota të mjaftueshme. Kjo qeveri do të zgjasë përderisa i ka votat në kuvend dhe gjithashtu kjo qeveri duhet të vazhdojë mandatin e plotë deri në prill të vitit të ardhshëm kur mbahen zgjedhjet parlamentare. Kosova ka nevojë për qeveri që e çojnë deri në fund mandatin dhe një qeveri e cila i ka të gjitha shanset për t’i ndihmuar Kosovës dhe një qeveri e cila ka jetëgjatësi”, tha Tahiri për EO.

    Ai ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje mund të kërkojë zgjedhje të reja, mirëpo zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në dy raste nëse i shpallë presidenti, mbas rrëzimit të qeverisë dhe nëse parlamenti shpërndahet.

    Asnjë koment

    Comments are closed.