QKUK: Një person ka vdekur që 8 ditë, nuk po lajmërohet askush për ta marr kufomën e tij
Policia e Kosovës ka raportuar se nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është njoftuar se më 9 janar një person ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës.
“Me 16.01.2020 është raportuar se trupi i pajetë i viktimës mashkull i cili me 09.01.2020 kishte ndërruar jetë në QKUK, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës” thuhet në raportin e policisë.
Kujtojmë se trupi i viktimës gjendet që 8 ditë në QKUK./gazetametro.net