26-04-2024

Qytetari nga Kumanova zbukuron mjediset përreth shtatores së Komandant Kumanovës në Prizren (foto)

Një qytetar nga Kumanova  ka ndërmarrë një nismë për zbukurimin e mjedisit përreth shtatores në heroit Ismet Jashari-komandant Kumanova Prizren, që ndodhet në qendër të qytetit.

Sipas disa fotove të dërguar në adresë të portalit “GazetaePrizrenit.net”, ai këtë aktivitet e ka nisur me mbjelljen luleve, si dhe vendosjen e gurëve të vegjël dekorativ përreth.

Qytetari që ka preferuar të identifikohet vetëm me emrin “Dani”, ka premtuar se nismën do ta vazhdojë edhe tek hapësirat e shtatoreve tjera.

Ndryshe, tashmë në kohën kur në Prizren shtohen vizitat edhe nga të huajt, si dhe mbahet festivali ndërkombëtar i filmit “Dokufest”, institucionet duhet ta shtojnë përkujdesjen jo vetëm ndaj nivelit të higjienës së qytetit, por edhe mirëmbajtjes së hapësirave përreth shtatoreve  dhe monumenteve  historike. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.