Qytetari nga Prizreni i revoltuar: 500 veta në Abi Çarshi, çfarë dallimi ka kjo nga dasmat?
Një qytetar nga Suhareka ka publikuar pamje të drejtpërdrejta nga ‘Abi Çarshia’ në Prizren. Ai po thotë se ky vend po frekuentohet nga njerëz të shumtë, gjë që nuk dallon shumë me dasmat.
Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale nga Lab Nexos, dëgjohet duke kërkuar që të lejohet mbajtja e dasmave.
Ai thotë se në këtë hapësirë janë mbi 500 njerëz, e që edhe pamjet dëshmojnë se ka njerëz të shumtë.
Ai u kërkon autoriteteve që të lejojnë mbajtjen e dasmave.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë./gazetametro.net