12-10-2024

Ragip Xhaka dhe Taulanti marrin Granitin në Freiburg, në veturë futen edhe tre yje të Leverkusenit

Skuadra e Bayer Leverkusenit arriti tjetër fitore në Bundesliga, pasi në javën e 26-të mposhti Freiburgun me rezultatin 2:3.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u takua me babain e tij, Ragipin dhe vëllain e tij, Taulantin.

Ata morën futbollistin shqiptar për të dërguar në shtëpi në Basel.

Por nuk ishte vetëm Granit Xhaka ai që hypi në veturën e babait të tij, sipas Blick.ch, në veturën e Taulantit shkuan dyshja, Jeremie Frimpong dhe Edmond Tapsoba.

Kurse së bashku me Granitin te vetura e babait të tij shkoi portieri Lukas Hradecky.

Kujtojmë që Granit Xhaka pritet që gjatë ditës së hënë t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës në La Manga të Spanjës, ku “Helvetikët” do bëjën përgatitje për dy ndeshjet miqësore, ndaj Danimarkës (23 mars) dhe ndaj Irlandës (26 mars)./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.