25-04-2024

Rahovec: E infektuara nuk ka pasur kontakt me askënd nga komuna

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Lafiti  ka njoftuar  se e infektuara nga një fshat i kësaj komune, që doli e pozitive me virusin korona, nuk ka pasur kontakte, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka sqaruar se infermierja e cila jeton dhe punon në Prishtinë është izoluar tërësisht dhe nuk ka pasur kontakte me askënd në Rahovec.

“Sapo kam biseduar me babain e të infektuarës nga fshati Kramovik, ju informoj se ajo nuk ka pasur kontakte me askënd nga Komuna e Rahovecit dhe momentalisht është e izoluar terësisht. Pra, rrini të qetë dhe qëndroni nē shtëpitë e juaja! Situata në komunën tonë vazhdon të jetë stabile” thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.