20-04-2024

Prizren: Vazhdojnë arrestimet për mosrespektim të orës policore

Në Prizren ka vazhduar arrestimi për mosrespektim të orës policore. Në këtë konteskt janë arrestuar 14 persona.

Rastet e tyre do të trajtohen në procedurë të rregullt nga gjykata, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e policisë për 24-orëshin e fundit:

• Fsh. Piran, Prizren 12.04.2020 – 12:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar, pasi që nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Fsh. Skorobisht, Prizren 12.04.2020 – 19:00. Janë shoqëruar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Beteja e Kabashit, Prizren 12.04.2020 – 20:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

• Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 12.04.2020 – 15:40. Janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Adem Jashari, Prizren 12.04.2020 – 21:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

• Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 12.04.2020 – 22:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Asnjë koment

Comments are closed.