23-11-2024

Rahovec:  Shënohet 20 vjetori i daljes publike të UÇK-së në ZOP

Në fshatin Drenoc shënohet 20 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtriku. Në organizim të OVL e UÇK-së dega në Rahovec,

 

Folësit thanë se dalja në arenën e luftës e UÇK-së në ZOP, pikërisht në fshatin Drenoc, bëri të mundur shtrirjen gjeografike të saj në një zonë të rëndësishme të luftës.

 

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e 20-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në fshatin Drenoc, Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit ka thënë se edhe në rajonin e Anadrinisë, ashtu si edhe në viset tjera të Kosovës, vitet ’90-ta qenë vite të dhunës e të qëndresës. Në kushte të rënda të okupimit atdhetarët tanë gjetën hapësira për të organizuar rezistencën aktive, duke formuar grupe ilegale që do të merrnin mbi supe barrën e  rëndë të organizimit luftarak.

 

“Lëvizjet e ilegalëve ishin aktive, të cilët nuk shihnin rrugë tjetër për çlirimin e Kosovës përveç asaj të armatosur. Armiku i egër e gjakatar vëzhgonte dhe ndëshkonte rëndë ata që guxonin ta sfidonin pushtimin. Shfaqja e grupeve të armatosura e kishte alarmuar dhe mobilizuar pushtuesin serb, prandaj edhe synoi të godasë mu në qendër të këtij organizimi, për të kapur në befasi celulën e parë të UÇK-së në Drenoc”, ka shtuar ndër të tjera, Latifi.

 

Ai ka thënë se  jo vetëm që dështuan, por ndikuan në mobilizimin e shpejtë të krejt rajonit të Anadrinisë. “Kjo bërthamë çlirimtarësh do të jetë  fara e hedhur e lirisë e që do të mbijë vrullshëm në tërë atë, që do të quhet Zona Operative e Pashtrikut”.

Asnjë koment

Comments are closed.