19-04-2024

Rahovec: Tre të arrestuar për vjedhje të makinerive të gurthyesit

Policia e Gjakovës njofton se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në komunën e Rahovecit. Personat e dyshuar nga ana e Policisë janë:

Xh . M., shtetas i Kosovës, i lindur 1976; B . V., shtetas i Kosovës, i lindur 1989 dhe B . I, shtetas i Kosovë i lindur 1979.Para një jave në stacionin policor të Rahovecit ishte raportuar për një vjedhje në rrugën “Fahri Fazliu”, në Rahovec.

Raportuesi kishte qenë menaxheri i një gurthyesi në Rahovec.Ai kishte raportuar se i janë vjedhur makina të gurthyesit, vlera e të cilave ishte rreth 250 mijë euro.Për shkak të vlerës së madhe të pajisjeve të vjedhura,

mënyrës dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, rasti ishte transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.Pas operacioneve nga ana e Policisë, është arritur të identifikohen tre të dyshuarit.

“Hetuesit policorë kanë arritur të sigurojnë edhe një sasi të konsiderueshme të provave përkatësisht të makinerive të vjedhura në një seperacion në një fshat të komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Kallxo.com.

Më pas, është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe dy personat e dyshuar për vjedhje të rëndë po mbahen në ndalim policor dhe personi i tretë i dyshuar për blerje, pranim ose fshehje të sendeve është liruar në procedurë të rregullt ligjore.

Asnjë koment

Comments are closed.