19-04-2024

Suharekë: Bastisje, policia gjen kallashnikov e fishekë

Një person është arrestuar në fshatin Grejkoc të Komunës së Suharekës.

Policia ka njoftuar edhe për bastisjen e shtëpisë së tij, raporton Gazeta e Prizrenit.

Atje janë gjetur një kallashnikov, 97 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një karikator, një predhë e fishekut, 20 krehët të fishekëve e dy pajisje për pastrim të armëve, të cilat janë konfiskuar.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.