25-04-2024

Rahoveci fiton në Prishtinë

Rahoveci e ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 94:87.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që fituan dy periudhat e para. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 59:43 për vendasit. Por çereku i tretë ishte vendimtar, me mysafirët që fituan 28:8 për të përmbysur rezultatin. Edhe periudha e fundit i takoi “Vreshtarëve” që mbyllën ndeshjen me 7 pikë epërsi.

Christian Bradford ishte më i dalluari te Rahoveci me 21 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. Te Prishtina Fahro Alihoxhiq shënoi 25 pikë, që s’mjaftuan për triumf.

Pas nëntë ndeshjeve, Rahoveci prin në tabelë me tetë fitore e një humbje. Prishtina është e treta me pesë fitore dhe tri humbje. Bashkimi është i dyti me gjashtë fitore e dy humbje deri tash./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.