Telefonat po na shtrembërojnë, pasojat e rënda në trup nga teknologjia

Telefonat në duar apo qëndrimi përballë ekranit të kompjuterit, po ndryshon trupin tonë, teksa të gjithë i ka tërhequr dallga e madhe e dixhitalizimit.

Teknologjia e cila është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së të gjitha grupmoshave do të sjellë pasoja në pamje, si rrjedhojë dhe në shëndet, por jo të menjëhershme.

Sy të shtrembëruar, kyce duarsh të përthyera dhe kërrusje shpine, kështu pritet të jetë njeriu i kohërave moderne, nëse nuk tregon kujdes ndaj kohës në internet.

Megjithatë mjekët besojnë se më e rëndësishmja është parandalimi. Mjafton të ndjekim disa këshilla të thjeshta për të mos përfunduar i shndërruar. /TCH