Rahoveci humb, Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në basketboll
Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll pasi ka mposhtur Rahovecin.
Kampioni i ligës dhe kupës sezonin e shkuar, fitoi me rezultat 91:73.
Ndeshja ishte më e barabartë deri në fillim të çerekut të fundit, kur “Plisat” thelluan epërsinë për të vulosur fitoren.
Fahro Alihoxhiq ishte koshashënuesi më efikas i Prishtinës me 23 pikë të realizuara. Ai pati edhe 12 kërcime. Justin Gray u dallua te “Vreshtarët” me 17 pikë./koha.net