Rahoveci mposht Bashkimin 89:87
Klubi i basketbollit Rahoveci e ka mposhtur atë të Bashkimit me rezultat 89:87.
Çereku i dytë ka qenë vendimtar, ku djemtë e skuadrës Rahoveci arritën të krijojnë epërsi, të cilën më pas arritën ta mbrojnë me sukses deri në fund, njofton Klan Kosova.
“Fitorja e katërt ndaj Bashkimit në pesë përballjet e fundit, e dyta në tri ndeshjet e fundit në ‘Sezai Surroi’ dhe e dyta në po aq ndeshje në këtë vit kalendarik”.
“Çereku i dytë ishte vendimtar, ku djemtë tanë krijuan epërsi solide, të cilën më pas arritën ta mbrojnë me mjaftë sukses deri në fund”.