Rahoveci në hall me virusin dhe breshërin, mblidhet Shtabi Emergjent
Komuna e Rahovecit përveç pandemisë Covid-19 është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, rrebeshe intensive, vërshime dhe breshër.
Për këto probleme mbrëmë është mbajtur mbledhja e Shtabit të Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit, njofton Klan Kosova.
IKSHPK-ja ka njoftuar se janë gjashtë raste të reja pozitive me Covid-19 nga Rahoveci, të cilat janë raste kontakti familjar dhe tashmë janë vetizoluar.
Po ashtu, është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të tyre.
“Temë të dytë e takimit ka qenë reshjet intensive të shiut, breshrit dhe vërshimeve që po përballemi si komunë gjatë ditës së hënë dhe ditës së martë, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, e mbase edhe në amvisëri”.
“Ditën e hënë do të formohen edhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ku më pas do të kërkojmë ndihmë nga institucionet qendrore në Prishtinë, e ne si komunë do të ofrojmë mbështetjen me të gjitha kapacitetet që kemi”.
Gjithashtu, së bashku me QKMF-në, Stacionin Policor në Rahovec, Inspektoratin Komunal dhe akterë të tjerë institucionalë do të tentohet të mbahet situata nën kontroll.
Po ashtu, qytetarëve i është bërë thirrje që të mos dalin pa nevojë dhe të kenë kujdes të shtuar.