27-09-2021

Rahoveci së shpejti me teatër funksional

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim Këshillin nismëtar për themelin e teatrit të qytetit në Rahovec, me të cilët ka biseduar për përkrahjen institucionale dhe për hapat të cilët duhet merren për themelimin e teatrit.

Pjesë e këshillit janë: Shpejtim Kastrati, aktor; Valmira Hoti aktore; Halil Selmanaj, skenarist/regjizor; Florent Pista, piktor; Naser Dula, profesor i muzikës; Agron Sokoli, aktor; Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini, transmeton Koha.net.

Bëhet e ditur se Latifi anëtarëve të Këshillit iu premtoi përkrahje institucionale duke thënë se Rahovecit i ka munguar teatri, “por besoj në gjithë anëtarët e këshillit që shumë shpejtë ky teatër të jetë funksional, kurse përkrahja në këtë pikë nuk do të mungojë”.

“Anëtarët e Këshillit thanë se do të kryejnë punën me përgjegjësi të plotë dhe presim që teatri të jetë funksional shumë shpejtë. Bartës i të gjitha përgjegjësive për themelimin e teatrit janë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.