25-04-2024

Ramiz Kelmendi vendos përfundimisht për të ardhmen e tij politike!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi, pas largimit nga LDK ka vendosur që të tërhiqet nga politika.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”. Këtë vendim, Kelmendi e ka arsyetuar me gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, Kelmendi ka konfirmuar se do të mbështesë fuqishëm Kadri Veselin, shkruan Indeksonline. “Do ta ndihmojë Kadri Veselin, megjithëse s’do të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.

“Në këtë mes dua që sinqerisht dhe përzemërsisht të falënderojë jo veç për ofertat, por edhe për vlerësimin, garancat dhe gatishmërinë për të më dhënë besimin e projektit ekonomik për Kosovën, z.Kadri Veseli – Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit dhe z.Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së dhe kryeministër në detyrë.

Në mbrëmje kam pranuar këtu, raportin personal shëndetësorë nga Turqia, ku mjekët specialist më referojnë që shëndeti im kërkon të mbahet stabil dhe nën kontroll në kontinuitet. Pozita ime shëndetësore, referuar mjekëve turq, kërkon regjim të qetë, larg aktiviteteve që nxisin stres dhe kërkojnë energji të dyfishuar, ndaj dhe me këtë më pamundësohet pjesëmarrja aktive në jetën politike”, ka deklaruar ai.

Kelmendi, më herët ka qenë pjesë e PDK-së, AAK-së dhe së fundmi në LDK, parti kjo nga e cila sot vendosi të largohet.

Asnjë koment

Comments are closed.