19-09-2024

Rasti tragjik nga rrufeja në Prevallë: Kjo është gjendja e katër personave të lënduar

Një grua dje humbi jetën në mesditë pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të Prizrenit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin rajonal në Prizren.

Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe katër personat që ishin në  afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetën.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IO

Asnjë koment

Comments are closed.