Reagim nga “Hidroregjioni jugor” në Prizren ndaj deklaratës për medie të kryeministrit në detyrë Kurti dhe ministreshes Hajdari

Qeveria ka shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrjeje dhe ka emëruar një bord të përkohshëm. Theksojmë këto gjetje:

  • Opinioni i auditorit — Gjendja me pasqyrat financiare është përkeqësuar nga viti në vit. Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për vi­tin 2017, që domethënë se pasqyrat financiare kanë pasur gabime materiale në disa as­pekte. ZKA ka dhënë opinion të kundër për vitin 2018, që domethënë se pas­qy­rat financiare nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë në të gjitha aspektet. Për­gjegjësia bie drejtpërdrejt mbi bor­din e shkarkuar, që ka qenë i emëruar më 2015, ka pranuar pasqyrat financiare dhe nuk ka marrë masa për të adresuar çështjet.

Pavarësisht prej opinionit te auditorit, ne si kompani kemi dhene verejtjet tona me kohe dhe në shume prej këtyre pikave nuk jemi pajtuar. Edhe perkunder vertetimit tone ndaj raportit te ZKA-se, ata perseri asnje gje nuk kan marre parasysh duke u shprehur me opinion te kundert (Edhe keto mund ti vertetoni ne cdo kohe ne kompanine tone).

  • Shpenzimet e pakontrolluara — Përgjatë viteve 2016 e 2017, ndërmarrja ka shpenzuar rreth 50 për qind më shumë nga ç’ka planifikuar të shpenzojë. Për 2016, s’janë planifikuar as 3,5 milionë euro shpenzime, por janë harxhuar mbi 5 milionë. Për 2017, s’janë planifikuar as 3,5 milionë, e janë shpenzuar gati 5,4 milionë euro. Ndërmarrja ka planifikuar mbi 8 milionë shpenzime për 2018-tën, shumë përtej shumës së planifikuar dhe të shpenzuar në vitet paraprake. (Raportet e ZKA-së).

Sa I perket shpenzimeve per vitet 2016 2017 dhe 2018, nuk qendrojne dhe nuk jane te sakta, keto mund te argumentohen ne baze te dokumentacionit zyrtar I cili eshte derguar tek te gjitha institucionet qeveritare perfshire  ARRU-ne dhe Zyren Kombetare te Auditimit.

Sa i perket shpenzimeve te realizuara per vitin 2016 ne baze te raporteve te audituara dhe te pasqyrave financiare  shpenzimet jane realizuar ne masen 3.381.781.00 Euro e jo sikur jane raportuar nga Ministresha z, Hajdari se keto shpenzime jane realizuar mbi 5 miljon (nuk qendron)

Sa I perket shpenzimeve te realizuara per vitin 2017 ne baze te raporteve te audituara dhe te pasqyrave financiare  shpenzimet jane realizuar ne masen 3,558,868.00 Euro, e jo sikur jane raportuar nga Ministresha z, Hajdari se keto shpenzime jane realizuar mbi 5.4 miljon (nuk qendron).

Absurditeti me I madh I kesaje deklarate nga <imistresha z. Hajdari eshte viti 2018, ku minitresha z. Hajdari ka deklaruar se kompania jone ka planifikuar mbi 8 miljon euro shpenzime per kete vit, nderkaq sipas plan biznesit te miratuar dhe te audituar nga (ZKA) keto shpenzime jane planifikuar ne Shumen prej 3,819,220.95 Euro, kurse shpenzimet e realizuara jane 3,638,837.12 qe jane me pak se sa kemi planifikuar, (nuk qëndron)

  • Mosrealizimi i projekteve — Donatorët ndërkombëtarë janë ankuar vazh­di­misht për pengesa në projekte investive për shkak të mosbashkëpunimit të me­naxhmentit. Bordi nuk ka adresuar situatën.

Per sa I perket mosrealizimit te projekteve me donatoret nderkombetar, me pergjegjesi te plote dhe me kompetence, si kryesues I bordit te KRU”HRJ”sh.a, Prizren, duke u bazuar ne raportet e menaxhmentit te kompanise si dhe ne raportet e agjencioneve te huaja financiare, theksoj se keto deklarime nga Qeveria ne detyre konkretisht nga Ministresha ne detyre z. Rozeta Hajdari, asnje nuk qendron, bile bile keto lirisht mund ti quajm te paverteta fund e krye , pasi qe:

  • Projekti I Impiantit te trajtimit te ujerave te zeza ka patur pengesa per shkak te voneses se shpronesimit te tokes ku eshte duke u ndertuar Impianti, siq dihet shpronesimi I lokacionit nuk eshte ne kompetencen e menaxhmentit apo bordit te kompanise por eshte çeshtje eskluzive e rregulluar permes marreveshjeve te nenshkruara ne mes te Donatoreve, Qeverise  dhe Komunes se Prizrenit, ne kete rast  Komuna e Prizrenit dhe Qeveria e Kosoves kan qene bartese te procesit e shpronesimit dhe kan pas per detyre qe ta sigurojne respektivisht ta shpronesojne lokacionin ku eshte duke u ndertuar Impiantin per Trajtimin e Ujerave te Zeza, kjo gje fare nuk eshte varur nga menaxhmenti apo bordi i ndermarrjes.

    Duke u bazuar ne ligjet aktuale, pa sigurimin e pronave,  zgjidhjen e qeshtjeve pronesore, bartjen e pronave ne emer te komunes se Prizrtenit, asnje dokumentacion qe ka te beje me marrjen e lejes per ndertim nuk do te mund te procedohej me tutje. Leja e ndertimit leshshet nga MMPH per objektet e kategorise se 3-te dhe pa leje te ndertimit nuk ka pas mundesi fillimi I punimeve ne Impiant. Menaxhmenti I Kompanise konkretisht Komiteti I ketije projekti me plot kuptimin e fjales ka qene ne nivelin e duhur, gje te cilen munde te ju konfirmojne edhe raportet mujore dhe tremujore nga konsulenca e projektit dhe agjencionet e huaja financiare te nderlidhura me kete projekt.

  • Projektet I investuara nga qeveria zviceriane ne bashkfinancim me Qeverine e Kosoves, konretisht projekti I Impiantit biologjik I cili ishte planifikuar te ndertohej ne zonen e Zhupes, konkretisht ne fshatin Llokvice nuk eshte realizuar per shkak te reagimit te qytetareve te cilet njezeri e kan kundershtuar kete project, kete munde ta deshmojne raportete mujore te perpiluara nga kompania mbikqyrese (Dorcsh-CDI) si impmplementuese e fondeve te qeverise zviceriane dhe qeverise se Kosoves.
  • Projekti I ndertimit te fabrikes per trajtimin e ujit te pijes ne Silipup Komuna Dragash, ky project nuk ka filluar se ndertuari per shkak te pengesave nga Komuna e Dragashit pasi qe si kusht per ndertimin e kesaje fabrike ka qene sigurimi I ujit te pijes dhe ndertimi rrjetit transportues dhe shperbdares per 7 fshatra te Komunes se dragashit. Komuna e Dragashit ka deshtuar te implermentoje projektin e saje gje qe I ka paraprire deshtimt edhe te kesaje fabrike. ·

Me sqarimet per sa I perket mosbashkpunimit me donator edhe njehere deshmojme se te gjitha pohimet nga qeveria ne doreheqje dhe minitresha ne doreheqje nuk qendrojne dhe jane te paverteta fund e krye.

Suxherojme mediet qe te kontaktojne agjencione financiare ne lidhje me keto çeshtje.

Investimet e dyshimta — Ndërmarrja ka dhënë një tender për të shpuar puse të ujit mes puseve ekzistuese. Çdo person laik do të mund të këshillonte ndër­marrjen se shpimet e reja nuk do të rrisnin sasinë e ujit që mund të nxirret. Në rastin e KRU Hidroregjionit, sasia e ujit që nxirret nga këto puse ka rënë.

*Keto informacione per sa I perket tendereve qe perfishin aktivitrte per shtimin e sasise  se ujit, te gjitha aktivitetet ne shtimin e sasise se ujit me plote kompetence deklaroj se kan rezultuar me sigurim te mjaftueshem te sasise se ujit te pijes dhe qendrueshmeri te furnizimit me uje te pijes per gjith konsumatoret, me theks te veçant ne periudhat e thatesirave kur nivelet e ujerave nentokesore kan renie.

Duke u bazuar ne te dhenat e Kompanise edhe te periudhes kur nuk kemi qene ne si BD, asnjehere Kompania nuk ka qene ne gjendje me te mire se ne keto 4 vite e gjysme te fundit si ne aspektin e furnizimit me uje te pijes si ne miermbajtjen e rrjetit te kanalizimeve gjithashtu edhe ne zgjerimin e zones se sherbimit.

Mbulueshmeria si operative edhe financiare vazhdimisht ka qene e knaqshme duke dale dhe pozitive, me vlera te ndjeshme me fitim dhe asnjehere si BD nuk kemi tentu t’i realizojme bonuset edhe pse sipas ligjit na kane takuar.

Aresyetimet e ministres Hajdari per shkarkimin tone shihet se jane te pa qendrueshme dhe jane bere kryesisht per qellime politike vetem e vetem t’i rehatojne militantet e tyre partiak.

Ish BD te KRU “Hidroregjioni Jugor”, sh.a. Prizren

Kryesuesi: Rexhep Manxhuka