26-04-2024

Reagon drejtori Hoxha: Haskuka po thotë shumë të pavërteta rreth rrugës në lagjen ‘Nënkalaja’ (Dokument)

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha e ka demantuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka rreth deklarimit të tij për shtrimin me kubëza betoni, të një rruge në lagjen “Nënkalaja” që ndodhet në Zonën e Mbrojtur Historike të qytetit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në të njëjtën formë, sikur Haskuka edhe Hoxha, përmes një postimi në “facebook” ka sqaruar lidhur me atë që Haskuka ka thënë se fotografitë që janë plasuar rreth kësaj rruge kanë të bëjnë me një rrugicë e cila ka qenë e pa-shtruar më parë.

Hoxha më tej e ka shkruar se në vend se kryetari të kërkonte falje për shkeljet që ka bërë institucioni i udhëhequr nga ai, ka thënë shumë të pavërteta.

Lexo edhe :

Reagon “Ec-i” : Komuna e Prizrenit investon pa kritere profesionale në Nënkala

Postimi i plotë i drejtorit të QRTK-së Samir Hoxha:

Kryetari i Komunës së Prizrenit duket se nuk i ka lexuar shkresat dhe vendimet para se të reagonte publikisht për lajmet rreth shtrimit të rrugës së Nënkalasë me kubëza betoni.

Korrespodencat midis Komunës dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren e sqarojnë situatën. Fatkeqësisht, në vend se kryetari të kërkonte falje për shkeljet që ka bërë institucioni i udhëhequr nga ai, përmes një fletërrufeje të sontshme, ka thënë shumë të pavërteta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dokumentet sqarojnë sakte se rruga është dashur të shtrohet me kubëza të mermerta ose gurë lumor. Asnjëherë nuk është dhënë pëlqim për betonizim. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shkatërrohet nga veprimet e tilla.

Fatkeqësisht këtë e bën vetë Komuna, e cila ka barrën kryesore për ruajtën e saj. Kurse si mbulesë, kryetari përdor një fletërrufe për të manipuluar publikun.

Lexo edhe :

Haskuka sqaron për intervenimet në lagjen Nënkalaja

Asnjë koment

Comments are closed.