23-04-2024

Reagon “Ec Ma Ndryshe” për largimin e drynave në “Urën e kaltër” në Prizren

Përmes një komunikate për media organizata Ec Ma Ndryshe shpreh shqetësimin për largimin e instalacionit “Ura e Kaltër e Dashurisë” pa asnjë paralajmërim nga Komuna e Prizrenit.

Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një intervenim artistik, i realizuar disa vite më parë, që ka mundësuar kthimin e kësaj ure në pikë takimi të vizitorëve të Prizrenit, EC konsideron se do të ishte e udhës që të njoftohet bashkë me autoren e instalacionit, që brenda një afati të arsyeshëm kohor të realizojnë bartjen në ndonjë lokacion tjetër të përshtatshëm.

Me këtë rast EC kërkon që të njoftohet nga organet përgjegjëse me vendndodhjen e këtij instalacioni që është larguar pa treguar ndonjë konsideratë për punën e autores, thuhet në komunikatën e Ec Ma Ndryshe.

Asnjë koment

Comments are closed.