Real Madrid i falet “ruletës ruse”, mposht me penallti Manchester Cityn
Madrilenët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12.Ishte një kundërsulm perfekt me brazilianin Rodrigo i cili mposhti portierin Ederson.
Në minutën e 76 ishte “magjistari” belg, De Bruyne i cili dërgoi topin në rrjetën e spanjollëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar në barazim 3-3.
Në gjysmëfinale, Real Madrid do të përballet me bavarezët e Bayern Munchen./abcnews