Realiteti – pasqyrë e vlerave dhe dinjiteti njerëzor
(Reflektim për shoqërinë tonë)
Shkruan: Batjar Halili, psikolog
Duke qënë se çdo ditë po përjetojmë situata të llojllojshme ato situata që neve po i përjetojmë po lënë gjurmë në sistemin tonë të kujtesës e këto gjurmë nervore po ruhen thellë në magazitat tona dhe dikur ato situata të këndshme dhe të pakëndshme që neve kemi përjetuar po bëhen edhe ndikuese në sjelljet tona të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme dhe kjo tregon që neve jemi produkti më i mirë i cili po gatuhemi nga ky mjedis social ku neve po ndërveprojmë.
Ne çdo ditë po flasim për vlera njerëzore, por pavarësisht ritmit të shpejtë të jetës për të krijuar modele shoqërore nga ato vlerat e kaluara që është dashur t’i ruajmë dhe ato që na mungojnë për t’i formuar në mjedisin tonë mbarë shqiptarë duket se po marrin një zhvillim esencialisht negativ ku regresi po ecë shumë më shpejt se sa progresi.
Në periudha të ndryshme të zhvillimit për të ardhur deri tek bërja e Kosovës shtet pikësynimi dhe dinjteti i vetëm i pothuajse 99% të popullit shqiptar ka qenë çlirimi i Kosovës nga okupatori dhe për këtë kanë kontribuar të gjithë si profesora, doktora, hoxhallarë, priftërinjë, mërgimtarët etj. Të gjithë sa kanë patur mundësi, dije, aftësi, guxim etj, por kush më shumë e kush më pak të gjithë për një qëllim, pa anashkaluar faktin që kemi vuajtur edhe nga tradhëtarë dhe shitës të idealeve të të parëve tanë që kanë bërë historinë, të cilën ne duhet ta përcjellim ndër breza.
Arritëm në një pikë kur Kosova e fitoi këtë mëvehtësi shtetërore. Por çka po ndodhë me vlerat njerëzore!?
Duke parë në realitetin e sotëm shikojmë politikë aspak kompakte, matrapaze, të korruptuar deri në palcë dhe shumë e amortizuar. Shikojmë hoxhallarë përçarës të muslimaneve dhe shkelës të traditave, nuk e kuptojmë a jemi në Kosovë apo në Arabi! Dëgjojmë priftrinj duke folur për muslimanët, ku thuhet se duhet t’i shfarosim që të gjithë. Dëgjojmë për profesorë që nuk kanë dije, kemi doktora që çdo ditë e shkelin kodin e deontologjisë. Shikojmë komandantë që pa qënë kurrë në luftë, përfitojnë nga nga shteti, dhe gënjeshtrave të tyre fillojnë t’u besojnë. Pra, jemi duke ecur një një pentagram ku kemi filluar nga oktava më e lartë drejt asaj më të ultës. Pavarësisht të gjitha këtyre dukurive që janë prezente në shoqërinë tonë shikojmë një emulacion për të qenë afër shteteve të përparuara.
A thua këto dukuri negative të krijuara në këtë periudhë e pikërisht në këtë shekull janë karakteristika të njerëzve me vlera?!
Nuk po mundohem të bëjë komente, por do t’i përshkruaj disa karakteristika të njerëzve të vlefshëm që tregojnë njerzillëkun e tyre.
I njerëzishëm; është një koncept që shpreh vlerat që e bëjnë njeriun të mirë. Ai përfshin vlera të tilla si dashuria, respekti, socializimi, që e bëjnë një qenie njerëzore një qenie biologjike superiore ndaj krijesave të tjera. Koncepti njeri përfshin të gjithë njerëzit që kanë jetuar në të kaluarën, të cilët jetojnë sot dhe do të jetojnë në të ardhmen.
Liria, barazia, vëllazëria, drejtësia, dashuria, respekti, toleranca, miqësia dhe solidariteti janë vlera njerëzore dhe vlera superiore për të gjithë njerëzit. Të qenit i njerëzishëm kërkon që këto vlera të brendshme t’i tregosh ato në sjellje. Njeriu i virtytshëm shikon çdo gjë nëpërmjet dritares së këtyre vlerave.
Këto cilësi të bukura dhe të drejta, të cilat shfaqen në qëndrimet dhe sjelljet e njeriut, pranohen nga të gjithë. Në të gjitha shoqëritë demokratike të civilizuara, vlera të tilla të larta miratohen dhe pranohen si virtyte. Për shembull, dhurimi i organeve për të shpëtuar jetën e një personi është një akt i virtytshëm. Mësuesi nuk duhet të bëjë dallime midis nxënësve, hoxha nuk duhet të fyejë xhematin (besimtarët), intelektuali nuk duhet të shkelë mbi ligjin dhe vlerën e dijes.
Liri
Liria e ushtrimit të së drejtës për lirinë e dikujt tjetër. Vullneti i lirë është një pjesë e rëndësishme e dinjitetit njerëzor. Të detyrosh që të bëjë diçka tjetër përveç vullnetit të tij, do të thotë ta dëmtosh shpirtin e tij.
Respekt
Vlera e individualitetit të individit dhe dinjitetit që ai mban në zemrën e tij. Dhe aftësia për ta transmetuar këtë individualitet tek tek të tjerët, jo në mënyrë të imponuar por nga vetmotivimi i dinjitetshëm për respekt.
Dashuri
Është emocioni që çon drejt një vëmendjeje dhe përkushtimi ndaj një personi. Dashuria është të respektojmë personin që e doni, që ai të jetë i lumtur për ekzistencën tuaj. Dashuria është vëmendja dhe përkushtimi i përhershëm që tregojmë ndaj tij për ta mbajtur këtë emocion të gjallë.
Miqësi
Nuk është vetëm për të ndarë pikëllimin, trishtimin; gëzim, për të ndarë lumturinë sinqerisht. Miqësia kërkon të jesh besnik, të ndash, të besosh, të sakrifikosh. Dhe kjo të jetë në vazhdimësi e pandryshuar dhe e pabazuar në interesa apo përfitime konkrete.
Tolerancë
Respekti për dallimet. Nuk ka respekt për dallimet në jotolerancë. Nëpërmjet tolerancës ne arrijmë të pranojmë të ndryshmin nga vetja dhe të dimëtë bashkëjetojmë në një komunitet me të.
Solidaritet
Është ndërlidhja e përbashkët e emocioneve, mendimeve dhe interesave të përbashkëta në një komunitet. Solidariteti social është bashkimi i shoqërisë me institucionet dhe organizatat dhe veprimi i përbashkët. Lufta e Pavarësisë është një shembull i solidaritetit të jashtëzakonshëm social.
Barazi
Fakti që njerëzit kanë të njëjtin pozicion dhe vlerë në kuptimin e të njëjtit natyrë njerëzore. Kjo vlerë kërkon që personi të përdorë të njëjtat të drejta si ata që kanë të njëjtat kushte.
Vëllazëri
Kudo që jetojnë në botë, pavarësisht nga gjuha që ata flasin, pavarësisht se cilit komb i përkasin, ose çfarëdo ngjyre që kanë, do të thotë të jesh së bashku në gëzim dhe pikëllim.
Drejtësi
Të jesh i drejtë. Njerëzit e barabartë meritojnë trajtim të drejtë. Barazia nuk pengon drejtësinë.
Për një shoqëri të jetueshme dhe për botën, vlerat njerëzore janë të rëndësishme. Njerëzimi është ngritur me këto vlera. Në një shoqëri ku nuk ka dashuri, respekt, tolerancë, harmonia zhduket. Individët janë të pakënaqur. Këto vlera bëjnë të mundur që njerëzit të jetojnë së bashku si një shoqëri dhe të veprojnë së bashku; forcon unitetin dhe solidaritetin. Kur këto vlera mbesin jashtë jetës njerëzore, bëhet e pamundur të jetosh në shoqëri. Angazhimi i fshatarëve, qytetarëve, të pasurve ose të varfërve, të arsimuarve ose të paedukuarve ushqehet nga këto vlera njerëzore.
Njerëzit, të pasur, të varfër, të feve të ndryshme, me gjuhë të ndryshme, racë e kështu me radhë, është shumë e rëndësishme t’i shohësh ata pa asnjë dallim. Është e nevojshme t’i duam njerëzit për shkak se ata janë njerëz. Të gjithë njerëzit duhet të tregojnë vlera të tilla si liria, barazia, vëllazëria, drejtësia, dashuria, respekti, toleranca, miqësia dhe solidariteti në sjelljen e tyre. Kështu, jeta do të jetë më e bukur dhe kuptimplote për veten dhe për njerëzit e tjerë.
Në shoqëritë ku dëmtohen vlerat njerëzore, janë të mbuluara edhe shumë krime të tjera, siç janë; rrëmbimi i fëmijëve, mafia e organeve, trafikimi njerëzor, vjedhja, zjarrvënia, korrupsioni, denigrimet e ndryshme shoqërore etj.
Nëse dashuria mungon, njerëzit e dëmtojnë njëri – tjetrin. Në një shoqëri ku drejtësia nuk funksionon, padrejtësitë marrin kokën tuaj. Nëse mungon liria, ajo është vendosur kundër krijimtarisë njerëzore, produktivitetit dhe jetës njerëzore. Nëse nuk ka solidaritet, njerëzit kanë vështirësi në tejkalimin e sfidave më të mëdha.
Për t’i bërë njerëzit të lumtur duhet të jetë qëllimi përfundimtar. Ky qëllim mund të realizohet me anë të vlerave njerëzore. Për sa kohë këto vlera të ruhen, dinjiteti njerëzor do të ruhet.
Në thelbin e të drejtave të njeriut ekzistojnë dy vlera themelore. Këto janë: “dinjiteti i njeriut” dhe “barazia”. Këto dy vlera përbëjnë bazën e të drejtave të njeriut. Çdo kulturë ku këto vlera janë të pranuara dhe gjejnë mbështetjen nga administrata, shoqëria dhe besimi e plotfuqizojnë njerëzimin.