27-11-2024

Recidivisti i veprave penale Qazim Kameri përfundon në paraburgim, Gjykata jep detaje nga vendimi

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Qazim Kamerit, për të cilin Sinjali ka raportuar para disa ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën  penale “Vjedhja e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 3 maj.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Gjykata Themelore në Prizren dhe ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit, shkresave të lëndës dhe provave materiale të grumbulluara deri në këtë fazë, ka gjetur se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

Se më 29 mars 2024, rreth orës 18:50min, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit S.K., i pandehuri Q.K., duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurit tjerë NN (gjerë më tani të paidentifikuar), pas një planifikimi paraprak dhe koordinimi në mes vete, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, ia marrin pasurinë e të dëmtuarit S.K., në atë mënyrë që i pandehuri, së bashku me të pandehurit NN, duke shfrytëzuar momentin kur në shtëpinë e të dëmtuarit nuk ishte askush, të cilët depërtojnë në ballkonin e cila gjendet në katin e dytë të shtëpisë, dhe me përdorim të forcës fizike dhe të pajisur me mjete të përshtatshme e hapin derën e ballkonit, ku hyjnë brenda në shtëpi dhe më pas shkojnë në katin e parë dhe afër shkallëve arrin ta marrin DVR e kamerave dhe pushkën e gjuetisë, një pushkë ajrore, 35 fishekë të revoles të cilat ishin me leje nga organi kompetent, pastaj kontrollojnë dhomat e katit të parë duke bërë demolimin e dhomave, më pas depërtojnë në katin e dytë dhe dhomën e gjumit arrin të marrin stoli të arrit në vlerë prej 11.000 € (njëmbëdhjetëmijë euro) dhe pastaj hypin nën kulmin e shtëpisë, dhe hynë në dhomën e punës të dëmtuarit ku arrin të marrin laptopin me numër serik ……., pas marrjes së gjësendeve të lartpërmendura, pa u vërejtur nga askush të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe i pandehuri Q.K.,  më 30.03.2024, laptopin e vjedhur ia dërgon personit A.G., nga Prishtina, për tia hequr kodet, i cili laptop në bazë të IP – adresave gjendet nga ana e policisë në shtëpinë e personit të lartpërmendur, me të cilat veprimet të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material.

Sipas vendimit, duke pasur parasysh peshën e veprës, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer, Gjykata ka vlerësuar se me lënien në liri të tij, “ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë parasysh edhe faktin se i njëjti është recidivist i veprave penale të tjera.”

Asnjë koment

Comments are closed.