Refuzohet kërkesa për hedhjen poshtë të aktakuzës në rastin e veteranëve
Prishtinë, 24 qershor – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E. A.D. dhe XH.J duke i cilësuar si të pabazuara.
Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.Koha.net rikujton se bëhet fjalë për aktakuzën ndaj Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Çelë Gashi,m Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, për shkak të përgjejgësive, dhe kundërshtimet e avokatëve ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit në rastin e veteranëve. /koha.net