Reshjet e shiut, Ministria e Infrastrukturës tregon rrugët ku ka pasur rrëshqitje gurësh
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njoftoi se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj, rritje të rrezikut në trafik.
Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla.
Lexo edhe:
“Në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin 1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar. Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”, ka shtuar ministria.
/ Gazeta e Prizrenit /