27-04-2024

Rexhaj: Jovanoviq i pafytyrë, kërkesa e tij për parcelën në Korishë është provokative

Arbër Rexhaj, deputet i VETËVENDOSJES! në Kuvendin e Kosovës, e ka quajtur të pafytyrë serbin, Spasa Jovanoviq, i cili ka paditur Komunën e Prizrenit, duke pretenduar se toka ku është ndërtuar Memoriali për martirët në fshatin Korishë është e tij.

 

Ai ka shkruan në profilin e tij të facebookut se Spasa Jovanoviq së pari duhet të na i kthejë të gjallë 77 martirët e vrarë nga NATO-ja të cilët u përdorën si mur nga forcat ushtarake – paramiltare serbe e pastaj ka të drejtë morale të kërkojë tokën që pretendon të jetë e tij, në vendin ku sot prehen në paqe shpirtërat e tyre

 

Ja postimi i tij:

 

“Jovanoviq, paska kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren t’ia kthej parcelën ku sot gjenden eshtrat e 77 martirëve të vendosur në fshatin Korishë. Së pari kërkesa e tij është e pafytyrë, sepse në atë tokë më janë të vendosur trupat e gati 77 martirëve ku familjet e prizrenasve, dhe të qytetit të Therandës i përkujtojnë me mall, së dyti kërkesa e tij është patetike, nacionaliste dhe provokative deri në fund.

 

Spasa fillimisht duhet të kërkoj nga shteti i tij, që të fus pas grilave kriminelet që shkaktuan masakrën në tokën që pretendon të jetë e tij, ata kriminelë ordinerë që sillen lirshëm në për Serbi, më pastaj të mendohet mirë se a e do atë tokë përnjëmend apo jo, sepse fundja aty qëndron përkujtimi i gjenocidit që kanë bërë vëllezërit e tij në Kosovë.

Sipas padisë, Komuna e Prizrenit, në pronën e kontestuar, ka ndërtuar memorial për viktimat e luftës në Kosovë, ku më 13 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s, kanë mbetur të vrarë 77 viktima nga fshati Korishë dhe fshatrat përreth.

 

Spasa poqëse ka zemër, le të vijë njëherë në këtë memorial, me sytë e tij ta shoh se çka kanë bërë vëllezërit e tij kriminel, poqese ka zemër t’i nderoj viktimat e luftës që ka shkaktuar ushtria e tij, e pastaj të kërkoj një gjë të tillë para atyre familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre!”, ka shkruar ai.

 

Ndryshe Rexhaj është nga fshati Korishë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.