Rexhbeçaj asiston në Gjermani kundër Wolfsburgut
Mesfushori shqiptar Elvis Rexhbeçaj, ka asistuar të shtunën në barazimin e skuadrës së tij Koelnit kundër Wolfsburgut, 2:2.
Rexhbeçaj 23-vjeçar, asistoi për herën e parë në Bundesligë këtë edicion në minutën e 43-të për mesfushorin tjetër Ondrej Duda.
Rexhbeçaj ka edhe një gol të shënuar në këtë edicion në 10 ndeshjet e para në Bundesligë.
Kolni pas 10 xhirove në elitën e futbollit gjerman ka arkëtuar vetëm shtatë pikë, ndërsa Wolfsburgu është në vendin e pestë me 18 pikë në total.
Golin tjetër për Koelnin e shënoi Jan Thielmann ndërsa për Eolfsburgun realizuan Maximilian Arnold dhe Wout Weghorst.