Rinia Demokratike e Kosovës me kryesi të re
Pas një angazhimi të madh në terren, sot Këshilli i Përgjithshëm i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) ka kryer zgjedhjet brenda rinisë.
Një njoftimin për media, thuhet se me këtë edhe njëherë ka dëshmuar se ky subjekt politik ka demokraci të brendshme të zhvilluar.
“Pas votimit me vota të Kuvendit të Rinisë Demokratike të Kosovës u zgjodhën sekretari për çështje organizative, Granit Geci (Prishtinë), pastaj sekretar për koordinm elektoral u zgjodh Triumf Sadikaj nga Prishtina, nënkryetar për media dhe rrjete sociale Iliriana Berisha nga Kaçanik, nënkryetar për çështje programore Florent Lushtaku, ndërsa nënkryetar për bashkëpunim me palët tjera Frederika Morina nga Prizreni”, thuhet në njoftim.