28-04-2024

Riparohen mjediset e KB “Bashkimi” në Prizren

Pas kërkesës së KB “Bashkimi”, Komuna e Prizrenit ka bërë renovimin e teshatoreve dhe zyrave të këtij klubi.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka deklaruar se gjendja e përparme ishte në gjendje të mjerueshme, që nuk i ka hije klubit më të vjetër të basketbollit në Kosovë.

Në njoftimin e komunës, thuhet se pas investimit në hapësirat e këtij klubi në Qendrën Sportive, tani KB Bashkimi do të ketë kushte shumë më të mira sportive, ku do të përgatiten për ndeshje, si dhe do të mund të bëjnë takimet që të analizohen ndeshjet e tyre.

“Bashkimi dhe klubet sportive të Prizrenit meritojnë çdo mbështetje nga ana e Komunës. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre, për krijimin e kushteve sa më të mira sportive, në mënyrë që të arrijmë së bashku në sukseset e merituara”, citohet të ketë thënë kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka, që mori pjesë në ceremoninë e përurimit.

May be an image of 10 njerëz dhe people standing

Asnjë koment

Comments are closed.