01-05-2024

Riparohet traseja e “Transitit” të vjetër në Prizren

Ka filluar projekti për riparimin e në asfalt të trasesë së rrugës “Transiti i vjetër” në Prizren,përkatësisht  në segmentin prej hyrjes së autostradës “Prizren Veri” e deri në fshatin Lubizhdë të qyteti, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Kjo pjesë e rrugës ka qenë e amortizuar tërësisht dhe ka pasur denivelizime,  gjë që ka shkaktuar mbledhje të ujërave dhe aksidente në trafik.  Sipas zyrtarëve, investimet po bëhen nga Drejtoria e komunale e Shërbimeve Publike (DSHP).

Për të parë ecurinë e punimeve, sot në terren kanë dalë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtori i DHSHP-së, Levent Kasëmi,  që njoftoi se projekti po zhvillohet në tri faza dhe pritet të përfundojë brenda dhjetë ditësh. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.