04-05-2024

Rita Ora krenare që rruga në Prishtinë mban emrin e gjyshit të saj (foto)

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora me ndjekësit e saj ka ndarë një moment shumë emocionues e që ka të bëj me emërtimin e një rruge në Prishtinë, me emrin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiut, shkruan “Zëri.info”.

Rita përmes një fotografi të vendosur në “InstaStory”, ka shkruar se është shumë e lumtur që kjo rrugë mban pikërisht emrin e gjyshit të saj.

“Gjyshi im ka qenë një nga regjisorët e parë në Kosovë, jam shumë e lumtur që tani një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij”, ka shkruar Rita.

Përndryshe këngëtarja ka prejardhje nga Prishtina dhe këtë nuk heziton ta pranoj asnjëherë pasi që vazhdimisht ndihet krenare që ka prejardhje pikërisht nga Kosova.

Image

Asnjë koment

Comments are closed.