16-05-2024

Moti sot

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në Kosovë, sot do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

Asnjë koment

Comments are closed.