16-09-2024

Ronaldo nderohet me çmimin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo, ka shtuar të enjten një tjetër trofe në sirtarin e tij.

Kjo pasi Ronaldo të enjten në Monako ku po hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, mori një çmim për të arriturat në këtë garë, shkruan Klankosova.tv.

Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Ligën e Kampionëve.

Ai në ligën elitare të futbollit evropian ka shënuar 140 gola, ndërsa në pozitën e dytë është Lionel Messi me 129 gola.

Asnjë koment

Comments are closed.