25-11-2024

Rrah gruan dhe vajzën nën ndikimin e alkoolit, paraburgim burrit nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj personit me inicialet B.E, për vepren penale “lëndim i lehtë trupor”.

Me këtë rast i pandehuri nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht vajzen e cila ka probleme psiqike e po ashtu edhe gruan e tij.

Sipas kumtesës, i pandehuri në ditën kritike në Prizren, brenda familjes së tij me dashje i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, të dëmtuarës-viktimës së ndjeshme dhe atë vajzës së tij me iniciale M.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, i pandehuri me iniciale B.E., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, posa vjen në shtëpinë e tij, fillimisht kërkon nga gruaja e tij me iniciale M.E., që vajzën ta zgjoj nga gjumi, por gruaja e tij kërkon nga i pandehuri që vajzën ta lenë të qetë pasi e vajza e tyre vuan nga problemet psikike, dhe e njëjta është duke u trajtuar nga institucionet mjekësore.

“Gjithashtu sipas shkresave të lëndës i pandehuri nuk ishte pajtuar që vajza e tij të kthehet në shtëpinë e tij e pastaj i pandehuri shkon në dhomën ku ishte e dëmtuara, ku fillimisht fjalosen në mes vete, e pastaj me grusht e godet të dëmtuarën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, më pas gruaja e tij me iniciale M.E. hyn në mes tyre dhe arrin që t`i ndaj, ku si pasojë e goditjeve e dëmtuara pëson lëndime të lehta trupore, sipas raportit mjekësor nr.6686, të datës 15.03.2020”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.