16-04-2024

Rrahet në Prizren një shtetas nga Maroku

Sipas Policisë, një shtetas nga Maroku ka kërkuar tretman mjekësor pasi është sulmuar nga dy persona të panjohur në Prizren.

Në raport thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 02:13 në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndersa viktima ka pohuar se është sulmuar deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar.

“Është raportuar se një mashkull maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Ai pohon se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, rasti është duke u hetuar. Viktima ka lëndime në hundë dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.