23-11-2024

Rrahje e therje, paraburgim prizrenasit F.K për shkak të lëndimit trupor

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë,ndaj të pandehurit me iniciale F.K. nga  Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesën e GJTH-së, thuhet ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga se i pandehurit me iniciale F.K. me datën 04.10.2020 në Prizren si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishte pasur me të dëmtuarin/pandehurin  me iniciale A.B. nga Prizreni, me dashje që t’i shkaktoj lëndim të rëndë trupor e sulmon fizikisht atë në atë mënyrë që derisa i pandehuri me iniciale F.K. po ecte rrugës dhe has të dëmtuarin me iniciale A.B. dhe dy të dyshuar tjerë, të cilët po lëvizin me veturë.

Lexo edhe:

Vrasja në Tusus, i akuzuari Haxhi Selmanaj nuk e pranoi fajësinë

“I dëmtuari/pandehuri me iniciale A.B. së bashku me dy të dyshuar tjerë e sulmojnë fizikisht të pandehurin me iniciale F.K., ashtu që i dëmtuari A.B. e godet të pandehurin me iniciale F.K. me një hebëll në kokë, ndërsa dy të pandehurit e tjerë e sulmojnë F.K. duke e qëlluar me grusht dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, por gjatë përleshjes i pandehuri  F.K. nga xhepi i të pandehurit A.B. rrëmben një brisk dhe  me të e qëllon të dëmtuarin/pandehurin A.B. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.