21-01-2022

Rrahje masive në Prizren, arrestohen pesë persona

Policia në Prizren ka arrestuar pesë persona të cilët janë përfshirë në një rrahje masive, raporton Express

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

“Më datën 10 nëntor 2021 në orën 01:10, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit, ka ndodhur një rrahje masive. I menjëhershëm ka qen reagimi i Policisë dhe ka dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes. Patrullat posa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur pesë perona (njëri prej tyre i lënduar), si të dyshuar në lidhje me këtë rast: B. K., i datëlindjes 2003; A. K., i datëlindjes 2001; R. V., i datëlindjes 2003; R. S., i datëlindjes 2000 dhe E. S., i datëlindjes 2006”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, për shkak të lëndimeve që ka pësuar nha përdorimi i thikës.

Policia bën të ditur se R.S. ka pësuar lëndime në gjoks, afër zemrës.

“I dyshuari R. S., është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, i cili ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor ku sipas mjekëve nga plaga e shkaktuar nga mjeti i mprehtë thikë në pjesën e gjoksit është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet i mprehtë pune.

“Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet pune i mprehtë (kmesë) në cilësinë e provave materiale. Ku gjatë përleshjes në mes tyre është përdor thika! Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 orë. Pas gjashtë orëve të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe rasti ka ndodhur pa paramendim. Me vendim të prokurorit të shtetit , tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E. S., ndalen për 24 orë”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.