‘Diaspora me Shaqën’: Mërgimtarët vijnë nga Zvicra për ta votuar Totajn

Kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, i ka ardhur një mbështetje e madhe nga diaspora, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i PDK’së në Zurich, ka publikuar një fotografi të veturës së tij, ku shihet se e ka printuar një fotografi të Shaqir Totaj në xhaminë mbrapa.