25-04-2024

Takimi i zbehtë për Kurtin në Ortakoll, bastionin e Vetëvendosjes në Prizren

Kryetarin aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka duket se e kanë braktisur edhe ish votuesit e tij, sa që edhe vetë prezenca e Kryetarit të partisë Albin Kurti nëpër tubime nuk po i kryen punë.

Në takimin e sotëm që Lëvizja Vetëvendosje mbajti në bastionin e saj, në lagjen Ortakoll, edhe pse pjesëmarrës ishte Kryeministri Kurti numri i qytetarëve që kanë dalë për ta mbështetur ishte shumë i pakët.

Shihet se në këtë takim nuk kanë qenë shumë persona.

Duket se keqqeverisja katër vjeçare dhe zhgënjimi i besimit të qytetarëve po i kthehet prapa Mytaher Haskukës dhe kjo po dëshmohet çdo ditë takimet e zbehta të tij.

A është ky paralajmërim se me 14 nëntor Haskuka do ti humbas zgjedhjet pas vetëm një mandati – kjo mbetet të shihet./Gazeta Express

 

Asnjë koment

Comments are closed.