Një sherr brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në Rahovec. Aty ka ndodhur një rrahje masive nga e cila nuk janë kursyer as gratë. 15 persona të së njëjtës familje janë përfshirë në rrahje prej tyre tre të lënduar, të cilat janë ndalur për trajtim në spitalin e Gjakovës e gjashtë të tjerë janë ndaluar në mbajtje. Besohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive pronësore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Gjaskovës, Lirije Podrimja.
“Mund t’ju konfirmoj se rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë ndërvete, por që jetojnë ndaras. Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtejshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj
Sipas saj pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë 6 persona.
“Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta”, përfundoi Podrimaj./IO