27-04-2024

Prizren: Damka më i votuar se ish-ministri Yağcılar

Partia turke, KDTP humb mbi 1.500 vota në Prizren.  Lufta mes klaneve ka bërë që të humben shumë vota në Prizren tek Partia turke KDTP.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 ata kanë humbur mbi 1,500 vota në Prizren. E gjithë kjo ka ndodhur pas skandaleve, nepotizmit dhe inateve personale mes disa grupeve rivale brenda KDTP-së thotë një burim brenda komunitetit turk në Kosovë.

Partia KDTP pas këtyre përplasjeve ka humbur edhe përkrahjen e shtetit turk ka thënë burimi i lajmit në Radio Televizionin Besa.

Sipas rezultateve preliminare lista e KDTP,së në gjithë Kosovën ka fituar vota si në vijim:
Fikrim Damka 2807 vota
Mahir Yağcılar 2561 vota
Fidan Brina Jılta 2321 vota
Müferra Şinik 2267 vota.

Fotografia e RTV BESA

Asnjë koment

Comments are closed.