20-03-2025

Rrahje mes pesë personave në Suharekë, dy prej tyre pësojnë lëndime

Në Shirokë të Suharekës pesë persona janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rast ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe  kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Identifikohen eshtrat e një personi të zhdukur në luftë nga Rahoveci

Asnjë koment

Comments are closed.