24-11-2024

Rrahje në Brezne të Dragashit, një i lënduar për spital

Në fshatin Brezne të Dragashit ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar pas incidentit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30 pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth identitetit të dyshuarve dhe shkakut të konfliktit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.